Nesër bëhen dy vite nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari i cili nderroi jete ne burgun e Prizrenit. Këto ditë nuk janë aspak të lehta për bashkëshorten e tij Artën e cila në rrjetin social “Facebook”, çdo herë e kujton me mallë dhe tregon se sa po i mungon ai, shkruan “Zëri.Info”.
Arta dje ka publikuar disa imazhe bashkë me Astritin në kohën kur ishin duke shijuar ditët më të lumtura të jetes së tyre.
Astrit Dehari dhe Arta kanë një vajzë të vogel bashkë, Arsa e cila tashmë është rritur dhe po i ngjason shumë babait të saj. Në dy vjetorin e vdekjës së Astrit Deharit “Levizja Vetëvendosje”, ka organizuar një turnir futbolli, kjo pasi që i ndjeri e kishte dashur aq shumë sportin./ZËRI