Është realizuar projekti i rradhës kapital nga Drejtoria për Shëndetësi e Komunës së Vushtrrisë, ku sot janë blerë pajisje moderne për disa prej shërbimeve mjekësore.
Këto investime të bëra përfshijnë Dy karrike të reja stomatologjike, një për QKMF-në dhe një për QMF 1 si dhe një sterilizator me kapacitet 50 litërsh për këtë shërbim.
“Një analizer biokimik me sistem të hapur të shkëlqyeshëm, për Laboratorin në QKMF me kapacitete mbi 240 mostra brenda një ore, duke zavendësuar analizerin aktual i cili kryente vetëm 27 mostra për një orë” janë ndër pajisjet për të cilat njoftohet se janë blerë nga vet Drejtori i kësaj drejtorie.
Poashtu këtyre pajisjeve iu shtohen edhe 29 tensiometra të ri të cilët do të jenë në dizpozicion për përdorim mjekësor për mjekët e QKMF-së.
Për të gjitha këto ka njoftuar Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli.