Më 23 Tetor ka hyrë në fuqi edhe Udhëzimi Administrativ Nr.06/2018 i cili parasheh gjoba mandatore për të gjithë ata që hedhin mbeturina në vendet që nuk janë të lejuara.
Gjoba të tilla ka filluar të shqiptohen edhe për subjekte fizike dhe juridike edhe në qytetin e Vushtrrisë, nga ata që kanë shkelur këtë udhëzim administrativ.
Vlera e gjobës mandatore, varësisht prej veprimit ndëshkues do të jetë prej 20 deri në 100 euro.
Nëse personi i ndëshkuar me gjobe mandatorë e bën pagesën brenda 15 dite gjoba është 50% me lire. Nëse personi fizik apo juridik nuk e bene pagesën e gjobës mandatore brenda 15 dite, lënda procedohet te PERMBARUESI për ekzekutim.
Autoritetet që do të zbatojnë këtë udhëzim janë, inspektorati Komunal i mjedisit, Policia e Kosovës si dhe zyrtarët e tjerë të autorizuar.
Drejtoria për Inspektime së bashku me Policinë e Kosovës ka bërë planin e veprimit dhe janë duke inspektuar me dy ndërrime, ku dhe kanë filluar ndëshkimet me gjoba mandatore.
Këto informata i ka postuar në llogarinë e tij në facebook edhe Drejtori i Inspeksionit, Berat Asllani, edhe me disa fotografi të gjobave që janë shqiptuar në Vushtrri.