Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka kritikuar Qeverinë Haradinaj pas të gjeturave të GAP se 32% e buxhetit të vendit shkon për komunat të cilat janë të udhëhequra nga partia e kryeministrit Haradinaj, raporton Gazeta Blic.
Avdyli ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook se drejtimi i bugjetit për komunat e partisë së tij është qasje e politikës së mahallave , e aspak shtetformuese.“Është shqetësuese , e pakuptimtë dhe e rrezikshme kjo qasje e Qeverisë Haradinaj që në bugjetin 2019 të diskriminoj qytetarët sipas perkatësisë partiake. Ky qytetar taksapagues sështë qytetar i asaj apo kësaj partie por qytetar i Republikës së Kosovës , dhe drejtimi i bugjetit për komunat e partisë tij është qasje e politikës së mahallave , e aspak shtetformuese. Kjo flet majft që ky buxhet sduhet të votohet dhe kjo Qeveri duhet shkarkuar sa më parë . Këtij vendi i duhen burreshtetas dhe Qeveri shpëtimit kombëtar që do jetë nënë për 2 milion Kosovarë.
( shikoni në foto shpêndarjen sipas partive dhe komunave e nxjerrur nga statistika e OJQ-së preztigjioze nderkombëtare )”, ka shkruar Avdyli.