Sot, dega e LDK-së në Vushtrri, ka mbajtur takimin me strukturat e saja dhe kanë diskutuar rreth gjendjes aktuale në nivel të Komunës së Vushtrrisë.
Sipas degës së LDK-së, thuhet se i kanë dhënë mbështetje kryetarit të Komunës z. Xhafer Tahiri për punën dhe angazhimin e tij në realizimin e projekteve të mëdhaja të cilat e lehtësojnë jetërn e qytetarëve të Vushtrrisë.
Dega e LDK-së në Vushtrri, ka thënë se realizimi i projekteve në infastrukturën rrugore është duke bërë në bazë të programit zgjedhor të kryetarit të Komunës, i cili po realizohet sipas parashikimeve kohore që është paraparë të realizohet në këtë mandat qeverisësh.
Ajo ka bërë të ditur për media se i ka dhënë mbështetje të plotë projekteve madhore për Vushtrrinë si ajo e sheshit Hasan Prishtina, Ahmet Krasniqi, ura në fshatin Dobërrlluk. Sepse ndërtimi i qerdheve në qytet dhe shtimi i trotuareve jane vlerësuar lartë angazhimet e kryetarit të Komunës. Komuna që sa po ka filluar rrugën në Nadokoc e cila lidhet me qender të Vushtrrisë por që është shumë e rëndësishme se lehtëson dhe e liron rrugën Vushtrri-Mitrovicë, ku qytetarët presin në kolona të gjata në dalje të qytetit. Për degën e LDK-së ka qenë një projekt i veqantë menagjimi i mbeturinave në tërë territorin e Komunës së Vushtrrisë dhe vlërsohet lartë mbështetja e Komunës në këtë projekt! Thuhet në reagimin e LDK-së.