Tifozët e Kombëtares së Kosovës, “Dardanët” si asnjëherë më parë janë duke u përgatitur për ndeshjen e së martës.
Kosova të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” do të pres Azerbajxhanin, në sfidën vendimtare për t’u ngjitur në Grupin C dhe të kaluar në garat e play-offit në Ligën e Kombeve.
Kosova që shkëlqeu të shtunën mbrëma duke demoluar Maltën në udhëtim prej 0-5, dhe tashmë skuadra jonë është vetëm një hap larg historisë.
Kryetari i “Dardanëve”, Luli Berisha përmes llogarisë së tij në Facebook, ka kërkuar përkrahjen maksimal të tifozëve të Kosovës në duel me Azerbajxhanin, sepse sipas tij, kjo sfidë luhet për histori dhe për legjedën e futbollit tonë, Fadil Vokrrin.
Ky është postimi i Berishës:
Besa-Besë..
A jem gati për t’martën? Ma t’mrekullueshmëtit e planetës së bashku më të gjithë Dardanët, të martën për fitore, për histori, për Fadil Vokrrin.
Këtu kam lind, këtu do vdes.
Forca Kosovë-Forca Dardanët