Humoristi i njohur, Bes Kallaku, dhe këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ramadan Krasniqi – Dani, kanë publikuar duetin e tyre më të ri.
“O bir” titullohet kënga e tyre e re, e cila është ritmike dhe me tinguj të zhanrit popullore në prapavijë.
Bes Kallaku dhe Ramadan Krasniqi (Foto: Bes Kallaku/Instagram)
Muzika është realizuar nga Edlir Begolli, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar Endrit Mumajesi, i njohur si Muma.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili është mjaft interesant dhe me skena satirike nga humoristi Kallaku.
Dani ka qenë shumë aktiv këtë vit me bashkëpunime, pasi ka sjell disa të tilla para pak muajsh me këngëtarët Yll Limani e Labinot Tahiri.
Ndërkohë, Bes Kallaku nuk ka munguar po ashtu nga ana e bashkëpunimeve, pasi gjatë vitit ka sjell disa këngë në bashkëpunim me emra si Gent Fatali dhe Ermal Fejzullahu. /Telegrafi/