Bernard Challandes dëshiron që Kosova të jetë një mini-Kroaci edhe pse ditëve të fundit pas suksesit në Ligën e Kombeve të shumë ishin ata që në rrjetet sociale thonin që ‘Kosova është Brazili i Ballkanit’
Kosova e shkatërroi Azerbajxhanin në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve duke e mposhtur atë në stadiumin Fadil Vokrri me rezultat të thellë prej 4-0, raporton GazetaMetro.
‘Dardanët’ shënuan 15 gola në Ligën e Kombeve, më shumë se çdo Kombëtare tjetër dhe për këtë gjë kishte shkruar edhe UEFA.
Padyshim që njëri nga më meritorët për suksesin e Kosovës është Bernard Challandes.
Ai në intervistën e tij të fundit ka theksuar se dëshiron që ta bëjë Kosovën një mini-Kroaci dhe gjithashtu zbuloi se asnjëherë nuk do të aplikojë lojë defanzive.
“Para ndeshjes me Azerbajxhanin të gjithë menduan se do të luaj lojë defensive, por kurrë nuk aplikoj këtë lojë, unë gjithnjë luaj ofensiv për shkak se kjo është filozofia ime e futbollit. Ideja ime është që të jemi një mini-Kroaci” ka thënë Challandes.
Kujtojmë që Kosova tani do të takohet me Maqedoninë në kuadër të gjysmëfinales së Ligës D, me një fitore eventuale në finale do të takohej me fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi. Gjithmonë nëse do të arrihej edhe fitoja në finale, atëherë Kosova do të shkruante historinë duke u kualifikuar në EURO 2020./GazetaMetro/
Night to remember. 🔥🔥
Sweet dreams everyone. 🙏🙏#BashkëPërKosovën 🇽🇰🇽🇰 pic.twitter.com/ONFODIo4IC
— Kosovan Football🇽🇰 (@kosovanfooty) November 21, 2018