Bernard Challandes e ka lavdëruar portierin e ri të Kosovës, Arijanet Murici.
I pyetur nga gazetarët se a është i aftë që një ditë 20-vjeçari, i cili zgjodhi Kosovën para Malit të Zi, të jetë shtyllë në portën e “Dardanëve”, Challandes u përgjigj: “Guardiola nuk i mban lojtarët jo të talentuar dhe pa potencial”.“Ai është portier me shumë potencial”, u shpreh Challandes.
Sido që të jetë, Challandes nuk tregoi nëse Murici mund të luajë nga fillimi, pavarësisht se sipas tij, 20-vjeçari ka shumë kualiteti dhe e pëlqen si portier.“Sigurisht se është i aftë, nëse s’do të kishte potencial, nuk do të ishte pjesë e Manchester City sepse të gjithë e dimë se Guardiola gjithmonë zgjedh lojtar që kanë të ardhme, të talentuar”. /Insporti.com/