Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Biseda midis një babai të pasur dhe vajzës së tij, që do t’ju lërë pa fjalë…

    01/11/2018 | 23:37
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një ditë, një burrë i pasur e mori vajzën e tij në një fshat të varfër që t’i mësonte mbi varfërinë, në mënyrë që ajo të bëhej më zemërgjerë me personat në nevojë. Ata kaluan ditë të tëra në një fermë me një familje të varfër, të cilën e ndihmonin në çdo mënyrë të mundshme për t’ia dalë mbanë me shpenzimet. Gjatë udhëtimit në kthim, babai e pyeti të bijën e tij: “Si t’u duk udhëtimi ynë? Çfarë arrite të mësosh? A e pe se si njerëzit e varfër vuajnë për t’ia dalë mbanë në jetë?”.

    Ajo ia ktheu: “Po, ishte vërtet ashtu. Udhëtimi ishte fantastik dhe arrita të mësoja vërtet shumë”.

    “Çfarë arrite të mësosh? Të lutem, ma thuaj”, – këmbënguli i ati.

    “Pashë se ne kemi vetëm një qen, ndërsa ata kishin katër; se ne kemi një pishinë sa gjysma e kopshtit, ndërsa ata kishin një liqen të pafund; se ne kemi fenerë të fuqishëm që e ndiçojnë kopshtin tonë, ndërsa ata kishin dritën e yjeve. Nga dritaret e shtëpisë sonë mund të shohësh plot ndërtesa të tjera. Nga dritaret e shtëpisë së tyre mund të shihje gjithë perëndimin e diellit. Ne e blejmë ushqimin tonë, ndërsa ata e prodhonin vetë atë që do të hanin. Ne kemi mure që të na mbrojnë nga pjesa e jashtme, ndërsa ata kishin miqtë dhe komunitetin përreth që i mbronin”, – u përgjigj vajza.

    Babai mbeti pa fjalë dhe vajza vazhdoi: “Ba, shumë faleminderit që më tregove se sa të varfër jemi ne në të vërtetë”.

    A nuk është perspektiva diçka e mrekullueshme? Ndonjëherë ne mendojmë se po i ndihmojmë të tjerët, duke i bërë ata të rriten, por përgjatë atij procesi mund të ndodhë që të kuptojmë se ne jemi ata që përfitojmë më tepër. Ndonjëherë kur përpiqemi t’u shërbejmë të tjerëve me mirësi dhe empati, përfundojmë duke u rritur më tepër vetë shpirtërisht…

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen katër armë zjarri në Prishtinë
    • 93 aksidente për një ditë në Kosovë
    • Vushtrri: Po transportohej drejt gjykatës, i dyshuari kanos zyrtarin policor
    • Haradinaj: Albin Kurti, iu ka nënshtruar komunitetit jo-serb, por po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK
    • Moti për vikend: Vranësirat shpërndahen të shtunën, më shumë diell të dielën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.