Valon Berisha është shembulli më i mirë për lojtarët që gjejnë arsyetime të kota dhe refuzojnë të luajnë për Kosovën me pretekstin që duhet t’ia shpaguajnë mundin vendit ku janë rritur
Kosova u pranua në vitin 2016 në FIFA dhe UEFA me Valon Berishën që atë kohë luante për Norvegjinë, raporton GazetaMetro.
Valon Berisha që në ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Azerbajxhanit[4:0] ishte kapiten i Dardanëve karrierën e ka nisur në Norvegji te skuadra Egersund.
Ylli i Kombëtares së Kosovës ishte pjesë e Norvegjisë U-15, U-16, U-17, U-18, U-19, U-21, U-23 si dhe pjesë e skuadrës A ku zhvilloi 20 paraqitje në periudhën e viteve 2012-2016.
Vetëm dy vite më parë Kosova u pranua me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA, ndërsa Valoni pa menduar dy herë la vendin që i dha gjithçka, Norvegjinë, për të përfaqësuar vendin nga e ka prejardhjen.
Kujtojmë që Valoni ka lindur në Malmo të Suedisë, por hapat e parë në futboll i ka marrë në Norvegji dhe prindërit i ka nga Podujeva.
“Jam krenar dhe e kam bërë për shtetin tim, për familjen time, për gjakun tim,” ka thënë Valon Berisha pas ndeshjes me Azerbajxhanin.
“Nuk kam pasur nevojë të mendojë gjatë për këtë zgjedhje, jam rritur në Norvegji, m’i kanë dhënë hapat e parë, por kur më është dhënë mundësia që të tregoj veten dhe të tregojmë se jemi një vend i futbollit, jam krenar që kam mundësinë të luaj për vendin tim,”.
Kosova ka vetëm dy vite si anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s, ndërsa shumë lojtarë që mund të na përfaqësonin neve nuk e bënë një gjë të tillë dhe qëndruan në Përfaqësueset e tyre.