Është asfaltuar sot një rrugë në fshatin Dumnicë të Komunës së Vushtrrisë.
Në këtë fshat për të parë nga afër punimet në asfaltimin e rrugës ishte edhe i pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Tahiri ka treguar në llogarinë e tij të facebooku-t se ishte në Dumnicë për të inspektuar këto punime, njëkohsisht ai i kërkoi kompanisë gjithashtu që të përshpejtoi punimet në këtë drejtim.
Ai tha se asfaltimi i kësaj rruge do të ndihmoj banorët dhe fermerët që jetojnë në këtë fshat.