Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se të vdekurit nga aksidenti i mbrëmshëm në Mramor, janë të gjithë të nacionalitetit shqiptar ndërsa të lënduar janë dy turq, duke përfshirë edhe ambasadoren Kivilcim Kiliç.
“Ambasadorja është duke u trajtuar në mjekimin intensiv qendror në QKUK”, ka thënë Dafina Basholli, mjeke kujdestare në emergjencë.
Ndërkaq, Ministri i MPB-së, Ekrem Mustafa, më pas ka thënë për KTV-në se ambasadorja turke, gjatë ditës do të dërgohet në Turqi me aeroplan ambulant special.
Basholli gjithashtu tha se të lënduarit e tjerë janë hospitalizuar nëpër klinika përkatëse dhe nuk janë më në emergjencë. Derisa policia ende nuk ka dhënë detaje për shkaktarët e aksidentit.
Ngushëllime familjes nga fshati Ponesh i Gjilanit i kanë shprehur presidenti, Hashim Thaci, kryeministri Ramush Haradinaj e kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.