Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, është lënduar nga aksidenti që ndodhi pasditën e sotme në Mramor, me ç’rast dy persona kanë humbur jetën.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ndërsa ambasadorja turke ndodhet në QKUK për tretman mjekësor.
Nuk ka ende ndonjë informacion për çfarë lëndimi bëhet fjalë.