Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen “Adriatiku” në Mitrovicë.
Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Qytetari thotë se përveç dëmeve materiale me gjasë në këtë aksident nuk ka të lënduar.
Siç shihet edhe në foto, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e nevojshme të Policisë.
Këto janë fotot e dërguara në KALLXO.com, i cili ka sqaruar se kamioni që shihet në foto nuk është i përfshirë në aksident.