Pas Distria Krasniqi, e cila dje e fitoi medaljen e argjendtë në turneun Grand Prix që po zhvillohet në Hagë, të njëjtin sukses sot e ka arritur edhe Akil Gjakova.
Ai është mposhtur në finale në kategorinë -73, nga xhudisti rus, Musa Mogushkov.
Luftën e parë xhudisti nga Kosova ka arritur që ta fitojë me IPPON, ndaj xhudistit nga Gana, Emmanuel Nartey.
Akili edhe luftën e dytë e fitoi me IPPON, duke e mundur garuesin nga Holanda, Roy Schipper.
Gjakova nuk pati të ndalur edhe në luftën e tij të tretë, ku përsëri me anë të IPPON, eliminoi kundërshtarin nga Hungaria, Miklos Ungvari.
Trajneri Driton Kuka, pas luftës së Akilit, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar: “Akili i argjendtë!
Ashtu deshën dje me Distrian kundër japonezes e ashtu deshi sot referi i Tagjistanit ndaj teje!
Për mua jeni të artë!
Lufta kundër Rusit kolosale e Akilit!”