‘Diva’ e estradës shqiptare, Adelina Ismaili vëretët po e ruan me fanatizëm këtë epitet, shkruan Kosovarja.
Këngëtare me plot vlera artistike, energji të jashtëzakonshme e performanca mahnitëse, Adelina e dëshmoi ndër vite se është e pazëvendësueshme dhe këtë e dëshmoi edhe me rikthimin e fundit.
Por, kësaj radhe nuk do të flasim për karrierën e saj, është një tjetër pjesë e njohur për syrin e publikut që Adelina prezantoi me shumë dashuri që në moshë të re.
Nderi dhe respekti që gëzonte pafundësisht ndaj Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, e bëri unike Adelinën e cila shfaqte publikisht një gjë të tillë.
E këtë fakt, e dëshmojnë edhe imazhet që kanë mbetur në arkivë argument i një relacioni tejet të afërt dhe të çmuar.
Një ndër këto imazhe, ju sjellim edhe tani, ku keni rastin të shihni Adelinën në një moshë të re përkrah ish Presidentit, për vlerat e të cilit këngëtarja flet edhe sot e kësaj dite me entuziazëm.