Devish Adviasi, prindërit e të cilit po shqetësohen mjaft shumë për shkak të afërsisë së tij me kobrat, përveç se i pastron këto të fundit, ai edhe ua masazhon lëkuren me vaj.
Një djalë shtatëvjeçar është filmuar duke luajtur, duke ngrënë dhe duke fjetur me tre gjarpërinj vdekjeprurës, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë e tij.
Devish Adivasi madje bën banjë me kobra dhe shpenzon kohë duke maszhuar lëkurën e tyre me vaj masazhimi, transmeton lajmi.net.
7-vjeçari filloi miqësinë e tij të çuditshme katër vjet më parë, që për prindërit e tij Raghunath dhe Muniya, 38, të cilët janë të shqetësuar se djali mund të kafshohet.
Babai i tij, nga fshati Pathada në Indi qendrore, tha se “ kanë provuar gjithçka për ta mbajtur atë larg gjarpërinjve”.
“Ne i kemi shpjeguar atij se gjarpërinjtë nuk kanë për qëllim të jenë miq”.
“Është e rrezikshme, por ai nuk na dëgjon”, thotë tutje ai./Lajmi.net/