Policia njofton se është raportuar se KFOR-i ka ndaluar një kombi me targa të Serbisë ku ishin dy të dyshuar shtetas të Serbisë.
Rasti ka ndodhur dje në fshatin Lucka Reka në Zubin Potok rreth orës 21:20.
Sipas njoftimit të PK-së, të dyshuarit kishin të ngarkuar mallra të ndryshme pa dokumentacion përkatës.
“Me vendim të prokurorit, kombi dhe mallrat janë dërguar në terminal doganor, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.