Futbollisti i Maccabi Petach Tikva në Izrael, Habib Habibu ka pushtuar rrjetet sociale, me golin e shënuar dje ndaj Maccabi Netanya. Në zonën e portierit, një prej shokëve të tij të skuadrës, ishte shtrirë në tokë duke kërkuar ndihmën e mjekëve, për në një dëmtim që kishte marrë.
Loja vazhdonte në krahun e djathtë të fushës, por Habibu kishte ndaluar për të ndihmuar shokun e tij. Por, teksa loja vazhdonte, topi erdhi tek këmbët e tij, i cili la shokun e shtrirë dhe shkoi për të shënuar me portën e boshatisur, e më pas u kthye sërish tek miku i tij.
Ky ishte goli i vetëm i sfidës, dhe u shënua në minutën e 87-të.