Reperi i njohur ferizajas, Arton Avdyli i njohur si 2Ton kontaktin e tij me muzikë e pati që nga fëmijëria. Vetë emri i tij artistik kishte një kuptim tjetër, por tash ky emër është identitet për reperin, që u bë i famshëm dhe po gëzon karrierë të suksesshme muzikore.
Për reperin data 8 nëntor është e veçantë, sepse feston ditëlindjen e 29-të. Në llogarinë e tij në Instagram ai publikoi një fotografi të tij, ku ka shkruar: “Urime ditëlindjen për mua”. Ndërkaq, miqtë e tij ia përgatitën një surprizë të vogël, një ëmbëlsirë me mbishkrimin “Urime ditëlindja”.
Urime të shumta 2Ton pranoi edhe nga ndjekësit e tij në Instagram, që janë në numër mbi 362 mijë.