Sporti vazhdon të jetë diplomati dhe arma më e fort e përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare duke e bërë krenar çdo qytetar të shtetit më të ri në Evropë.
Sportistët tanë janë momentalisht përfaqësuesit më dinjitoz që Kosovën kanë arritur ta ngrisin lartë edhe aty ku politika as që ka mundur të hyjë fare. Me performancat e tyre sportistët kosovarë i kanë dhënë vendit të tyre vendin meritor përmes sukseseve dhe dominimit në shumë sporte, shkruan gazeta online Veriu.info
Potenciali që ka Kosova është shumë i madh dhe sukseset do të ishinë më të shumfishta sikur sportistët në ardhje të kishin trajtimin meritor.
Një sportist me potencial të madh padyshim që është edhe i riu nga qyteti i Mitrovicës i cili merret me njërin nga sportet më të popullarizuara në botë çiklizmin, me të cilin ka arritur sukese të shumta si brenda Kosovës ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Samir Hasani nga fshati Vinarc i poshtëm i Mitrovicës është anëtar i klubit të çiklizmit Trepça dhe me këtë sport ka filluar të merret kohë më parë.
Samiri është padyshim njëri nga potencialet e sportit kosovar i cili do të duhej të përkrahej maksimalisht për shkak të aftësive të tij dhe formës fizike që ka treguar.
Sportisti kosovar deri tani ka arritur suksese të shumta brenda dhe jashtë Kosoës duke zënë shumë herë pozitën e parë.
Sukeseset e tij ndërkombëtare janë të shumta duke marrë pjesë dhe duke dalë shumë i suksesshëm si në Zvicër, Danimarkë, Turqi e shumë vende tjera të Evropës.