Shqetësim i kahmotshëm i banorëve të 15 shtëpive në fshatin Stanoc i Epërm vazhdojnë të jenë ujërat e zeza.
Siç mund të shihen edhe në fotografitë në vijim mungesa e kanalizimit ka bërë që ujërat e zeza nga këto shtëpi të kalojnë në arat e fshatit apo fare pranë rrugës, që i ekspozon ndaj papastërtisë dhe me një risk për shëndetin edhe banorët që kalojnë andej pari.
Kjo rrugë quhet “Dalip Maloku” dhe në të jetojnë familjet Ajvazi dhe Haradinaj.