Në mesditë do të dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Azerbajxhan
Më 20 nëntor kombëtarja e Kosovës do të përballet me kundërshtarin më të vështirë të grupit, Azerbajxhanin, në kuadër të Ligës së Kombeve, raporton GazetaMetro.
Interesimi i madh për të përcjellur nga afër Kosovën ka bërë që të ketë shumë parregullsi në shitjen e biletave për ndeshjet e kaluara.
E për të evituar shtyerjet në dyqanet e IPKO’s Federata e Futbollit të Kosvës ka vendosur 1000 bileta online për këtë takim.
Një person ka të drejtë që t’i blejë vetëm tre bileta.
FFK ka publikuar ditë më parë një video se si mund të pajiseni me një biletë për këtë takim, pasi është hera e parë që po aplikohet me anë të sistemit online.
Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme. /GazetaMetro