Një zjarr shumë afër rrugës në hyrje të Vushtrrisë, pak metra larg fshatit Nadakoc, ka vështirësuar qarkullimin e veturave në këtë mbrëmje.
Një kalimtar i rastit ka dërguar fotografi në adresë të redaksisë sonë ku shihet që zjarri ka kapluar një djerrinë buzë magjistrales Prishtinë-Mitrovicë.