Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot i ka shkuar në konak kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafes.
Takimi mes tyre është duke u zhvilluar edhe në këto momente.
Burime të sigurta të ORAinfo bëjnë të ditur se arsyeja e këtij takimi ka të bëjë me zhvillimet e fundit në vend, konkretisht me ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi.
Të njëjtat burime thonë se Thaçi është i interesuar që ta përfshijë edhe LDK-në në marrëveshjen finale me Serbinë.