Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Votimi për vizat mund të shtyhet

    24/10/2018 | 09:16
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministrja Dhurata Hoxha ka deklaruar për “Zërin” se nëse nuk sigurohet shumica e votave të nevojshme pro liberalizimit të vizave në Këshillin e Ministrave të BE-së, atëherë votimi i paraparë në fillim të dhjetorit të këtij viti mund të shtyhet derisa të sigurohet qëndrimi pozitiv i shumicës.

    Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, disa herë ka deklaruar se qytetarët e Kosovës në fund të këtij viti do të lëvizin pa viza në Bashkimin Evropian. Por duke u ofruar fundi i vitit edhe shefja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës ka filluar t’i ndryshojë deklaratat.

    E para e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës ka deklaruar dje për gazetën “Zëri” se nëse nuk sigurohet shumica e votave të nevojshme pro liberalizimit të vizave në Këshillin e Ministrave të BE-së, atëherë votimi i paraparë në fillim të dhjetorit të këtij viti mund të shtyhet derisa të sigurohet qëndrimi pozitiv i shumicës.

    “Nëse nuk ka shumicë gjatë votimit për liberalizimin e vizave te Këshilli i Ministrave vendimi për votim shtyhet derisa nuk merret qëndrimi pozitiv i shumicës së anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Procedurat nuk kthehen prapa dhe konsideroj se shembulli i kthimit në proces deri më tani nuk ka ngjarë, as në rastin tonë nuk do të ngjajë”, ka thënë Hoxha.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.