Sot u vu gurëthemeli për ndërtimin e shkollës së re “Mixheni” në fshatin Stanoc i epërm i Komunës së Vushtrrisë, ku të pranishëm përveq nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle ishin edhe zyrtarë të tjerë komunal të Vushtrrisë.
Ndër zyrtarë komunal të Vushtrrisë prezent ishin: Kryetari Xhafer Tahiri, nënkryetari Besim Muzaqi dhe Drejtori i Arsimit Afrim Namani.
Kryetari Tahiri në fjalimin e tij u shpreh shumë i lumtur për fillimin e këtij projekti të rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve dhe vendit duke lutur prindërit dhe mësimdhënësit që ti përkrahin fëmijët e tyre në nxënjen e dijes./VushtrriaOnline/.