Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Veseli: Me buxhetin e vitit të ardhshëm rriten pensionet

    23/10/2018 | 12:51
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me Ministrin e Financave, Bedri Hamza, kanë pritur sot në takim Sindikatën e Pensionistëve të Kosovës.

    Kryeparlamentari Veseli i ka njoftuar përfaqësuesit e kësaj sindikate se me buxhetin e vitit të ardhshëm do të ketë rritje të pensioneve.

    Ai ka thënë se për pensionet bazike do të ketë 20 për qind rritje, ndërsa për pensionet kontributdhënëse do të ketë 15 për qind rritje.

    “Ky ishte një premtim dhe marrëveshje që kishim bashkë me partnerët e koalicionit dhe jam i lumtur që kjo po realizohet. Falënderoj Kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe Ministrin Bedri Hamza, për kujdesin e veçantë në mbështetje të kësaj kategorie”, ka deklaruar Veseli.

    Kryeparlamentari Veseli, po ashtu, ka deklaruar se kujdesi institucional për pensionistët do të vazhdojë edhe më tutje.​

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.