Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Autoambulancat me GPS në Vushtrri kursyen paranë publike

    10/10/2018 | 21:06
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Instalimi i GPS-ve në automjetet dhe autoambuluncat e QKMF-së në Vushtrri është bërë në muajin Gusht, si qëllim kryesor ishte ulja e shpenzimeve të parasë publike por edhe të keqpërdorimit të tyre për qëllime të tjera.

    Duket se efekti që është dashur të arrihet me këtë ka dhënë tani rezultatet e para duke shënuar kështu edhe rënie të shpenziemeve për këtë qëllim.

    Këtë e ka kumtuar Drejtori i Shëndetësisë, Sylejman Meholli, i cili ka thënë se efektet e vendosjes së GPS-ve janë vënë re qysh në muajin e parë të vendosjes së tyre, pra në muajin Gusht, ku në krahasim me muajin Korrik që janë shpenzuar 1243.13 Euro në muajin Gusht janë shpenzuar 893.93 Euro dhe në muajin shtator 917.15 Euro.

    “Në krahasim me tre mujorin e njëjtë të vitit 2017 kemi kursyer shumë nga paraja publike për derivatet në Kujdesin Parësor Shëndetësor, përkundër faktit se gjatë asaj kohe (korrik, gusht, shtator 2017) derivatet për litër kushtonin më lirë. Sa për ilustrim shpenzimet në korrik 2017 për derivate në Kujdesin Parësor Shëndetësor ishin 1725.90 Euro, në gusht 1254.50 Euro dhe në shtator 1561.25 Euro.” ka njoftuar Meholli në facebook.

    Diferenca në këta tre muaj në raport me vitin 2017 është plotë 1488.5 Euro!!

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dyshime për shpërthim në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës, flasin nga Policia
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    • Bajrami: U befasova se si Kurti nuk qenka pjesë e aktakuzës, ka lejuar tenderë sekretë dhe import të rrymës prej qindra milionë eurosh
    • KQZ me sqarim për votat e Mitrovicës e Gjakovës, thotë se kompania sllovene e merr përgjegjësinë për gabimin
    • Ismet Kryeziu sqaron se çka ndodh në Mitrovicë nëse vërtetohen keqpërdorimet
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.