Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vazhdojnë replikat e vëllezërve Berisha: Roberti i përgjigjet Patrisit në thënjen “Vllau si shkau”

    30/10/2018 | 12:01
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ka muaj që familja e famshme kosovare Berisha, është përfshirë në një konflikt publik. E nisi Robert Berisha në emisionin e Rudina Magjistarit në TV Klan, kur tha se nuk e duronte aspak kunatën e tij Tuna Sejdiun dhe tha se ajo s’ishte aspak person i përshtatshëm për familjen.

    Më pas Tuna u përgjigj në intervistën e parë ekskluzive dhënë për Prive në Klan Kosova, ku tha se përveç familjes së saj që përbëhej nga Tiani e Patrisi, të tjerët nuk i interesonin dhe s’kishin vlerë për të.

    Ndërsa në krejt këtë mes të heshtur kanë qëndruar Nora Istrefi dhe Patris Berisha, derisa ky i fundit e theu akullin në emisionin e Ermal Mamaqit në Xing.

    Tuna si e ftuara e Ermalit erdhi me Patrisin, i cili e tha përfundimisht qëndrimin e tij për këtë çështje.

    ”Te ne thonë në Kosovë një thënie kështu: “Vëllau si shkau” – ka thënë Patrisi duke vazhduar – “Vëllai ka vendin e vet, gruaja e ka vendin e vet. Tani unë kam familjen time. Për mua më e rëndësishme është gruaja dhe djali im më shumë se çdo gjë tjetër në botë”, ka deklaruar Patris Berisha.

    Ndërsa sot, në emisionin “Rreze Dielli”, Robert Berisha foli rreth gjithë çka u tha nga i vëllai, për situatën e krijuar.

    “Janë disa thënie të këtij lloji në Kosovë dhe e kam menduar si shaka duke qenë se e njoh Patrisin shumë mirë, është çun shumë i mirë dhe pozitiv. Patrisi e tha atë që duhet me thënë. Mua m’u dukën shumë mirë aty dhe shpresoj që t’i shoh gjithë jetës mirë. Secili ka familjen e vet.”

    “Jo, unë e di të vërtetën, e di sa jemi të lidhur ne familjarisht brenda shtëpisë së Berishajve. Nuk është puna që e kemi përjashtuar Tunën, por siç tha dhe Patrisi, brenda Berishajve të gjithë e dinë, janë disa komente në Youtube, ka dokumente. Nuk kënaqem prej komenteve sepse mua më duken shumë të mirë, por ka ca komente të njerëzve që më njohin mua më herët dhe e dinë çfarë kam bërë për familjen, për vëllain, që duhet ta bëjë secili për familjen e vet. E vërteta gjithmonë del. Unë besoj që i kemi dhënë fund me të gjitha këto. Ndoshta edhe unë kam bërë gabim, por unë iu uroj shumë sukses, shëndet çunit të tyre dhe besoj që me këto i mbyllim të gjitha këto muhabete”, ka deklaruar Roberti. /Prive.al

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.