Sot në mëngjes qytetarët e banesave “të bardha|, rreth 200 familje, përballë shkollës së policisë në Vushtrri kanë mbetur pa ujë të pijshëm, pasi që kompania e ujësjellësit rajonal ‘Mitrovica’ vendosi të bëjë shkyqje kolektive.
Banorët e këtyre banesave të gjithë nga mëngjesi janë pa qasje në ujin e pijshëm, sado që një pjesë e tyre janë pagues të rregullt të faturave të ujit në kompaninë e ujësjellësit, shkruan Gazeta online Veriu.info
Veriu.info ka kontaktuar edhe me kryeshefin ekzekutiv të kompanisë së ujësjellësit rajonal ‘Mitrovica’, Sami Miftarin, i cili deklaroi se shkqyja është bërë në mënyrë kolektive pasi që nuk ka qenë e mundur shkyqja individuale.
Sipas Miftarit shumica e banorëve kanë fatura të larta të papaguara dhe borgji i lartë ka qenë arsyeja kryesore dhe insiston që kyqja në rrjet e banorëve nuk do të bëhet deri në shlyrjen e një pjese të borxheve.
Kjo shkyqje është bërë në kundërshtim me të drejtat e njeriut duke pasur parasysh që një pjesë e banorëve kanë paguar faturat e ujit dhe prapë nuk kanë qasje në ujine pijshëm.
Madje kjo shkyqje kolektive ka krijuar një situatë të vështurë për banorët duke ia shtuar kësaj edhe rrezikun nga ndonjë epidemi në atë pjesë. /Veriu.info/