Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur të dielën me një video të postuar në rrjetet sociale.
Më 4 shtator Rama ishte në shtëpinë e Hysen Zhupenit në Shijak, dhe u çudit nga varfëria e kësaj familje duke deklaruar “nuk e prisja të ishte kaq keq”.
Por në videon e shpërndarë nga Rama një muaj e gjysmë më pas, shihet se Hyseni tashmë është bërë më shtëpi të re, ku i ftuari i parë ka qenë vetë kryeministri.
Kreu i qeverisë i ka dhuruar edhe kravatën e tij Hysenit. /Dritare.net/