Tuna Sejdiu është personazh shumë i përfolur në shoubiz.
Tuna Sejdiu ishte e ftuar së fundi në një intervistë për “Xing me Ermalin”, ku zbuloi shumëçka nga jeta private dhe ajo profesionale
Kur pyetet për prejardhjen, këngëtarja tha se vitet më të bukura i ka kaluar në Shqipëri, kurse filloi të qante duke thënë se nuk do të krijojë përçarje, ngase vendin e saj e do shumë.
“Shqipërinë e dua shumë, nuk dua të tingëlloj klishe, por në Shqipëri kam kaluar vitet më të mira. Janë vitet ku kam marrë shkollë nga spektaklet. Sa i përket spektakleve nuk ua jap dorën as në Maqedoni, as në Kosovë. Ju në Shqipëri jeni njëshi.”, tha Tuna, shkruan lajmi.net.
Më tej mes lotësh ajo shtoi “Ne shqiptarët jemi e zeza e vetes dhe nuk dua të fus përçarje. Unë jam shqiptare e Maqedonisë, nuk jam maqedonase. Unë e dua vendlindjen time më shumë se gjithçka në këtë botë”.