Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Thaçi: Popull ultra-hipokrit i Kosovës, tabunë e theu Vasfije Goodman, jo Vasfije Krasniqi!

    17/10/2018 | 19:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Njohësi i çështje politike në vend, Jusuf Thaçi ka folur për rrëfimin e dhimbshëm të Vesfije Krasniqi- Goodman.

    Po e njëjta, u rrëfye për tragjedinë e saj të dhunimit seksual nga servbët gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Sipas Thaçit, u desh një grua me mbiemrin Goodman, që jeton në një familje, shoqëri e shtet tjetër për ta thyer tabunë e për ta rrëfyer publikisht tragjedinë e vet të dhunimit seksual.

    “E bëri këtë sepse ajo jeton në një familje, shtet e shoqëri tjetër, e cila është e lirë nga të gjitha ato cilësi e vese që u sipër-përmenden. Sepse ai shtet, ajo familje e shoqëri e pranon dhe e gëlltit “turpin” e të qenit viktimë e dhunës seksuale për hir të të vërtetës dhe drejtësisë. Sepse ai shtet, ajo familje e shoqëri nuk e viktimizon viktimën për herë të dytë duke e refuzuar, damkosur e anatemuar. Sepse ai shtet, ajo familje e shoqëri nuk e konsideron me dinjitet të cenuar një viktimë, e cila është dhunuar kundër dëshirës e vullnetit të saj.”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

    Thaçi thotë se asnjëherë nuk është kërkuar nga përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, kërkim- falja zyrtare e publike nga shteti serb për këto krime dhe dëmshpërblimin e viktimave të këtyre krimeve nga shteti serb.

    Shkrimi i tij i plotë:

    Tabunë e theu Vasfije Goodman, jo Vasfije Krasniqi!

    O popull ultra-hipokrit i Kosovës,

    Kot e shpalle Vasfijen heroinë të Kosovës e të shoqërisë kosovare! A nuk mendove për një moment përse e para grua që rrëfeu publikisht, me zë e figurë në televizion, tragjedinë e saj të dhunimit seksual nga serbët gjatë luftës në Kosovë ishte një grua që pas mbiemrit të vajzërisë Krasniqi, e kishte mbiemrin e bashkëshortësisë Goodman?!

    Vlerësohet se në Kosovë janë rreth 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Të gjitha këto jetojnë në mesin tonë, në familjet tona, në shoqërinë tonë, në shtetin tonë. Asnjëra nga këto nuk foli e nuk flet publikisht në televizion, madje as në rrethe të ngushta familjare e shoqërore, për tragjedinë e tyre. Nuk e bëjnë këtë sepse jetojnë në një familje, shtet e shoqëri vërtet-mbytëse, gojë-mbyllëse, paragjykuese, diskriminuese, damkosëse, refuzuese, shantazhuese, kërcënuese dhe ndëshkuese ndaj të gjitha atyre viktimave të dhunimit seksual, të cilat do të mund të merrnin guximin për ta pasqyruar publikisht tragjedinë e tyre.

    Prandaj u desh një grua me mbiemrin Goodman, që jeton në një familje, shoqëri e shtet tjetër për ta thyer tabunë e për ta rrëfyer publikisht tragjedinë e vet të dhunimit seksual. E bëri këtë sepse ajo jeton në një familje, shtet e shoqëri tjetër, e cila është e lirë nga të gjitha ato cilësi e vese që u sipër-përmenden. Sepse ai shtet, ajo familje e shoqëri e pranon dhe e gëlltit “turpin” e të qenit viktimë e dhunës seksuale për hir të të vërtetës dhe drejtësisë. Sepse ai shtet, ajo familje e shoqëri nuk e viktimizon viktimën për herë të dytë duke e refuzuar, damkosur e anatemuar. Sepse ai shtet, ajo familje e shoqëri nuk e konsideron me dinjitet të cenuar një viktimë, e cila është dhunuar kundër dëshirës e vullnetit të saj.

    Për më tepër, o popull ultra-hipokrit, ju i keni përkrahur e vazhdoni t’i përkrahni ata që në emër të Kosovës duan t’ia falin serbëve e Serbisë këto krime. Ju asnjëherë nuk keni kërkuar nga ata që i keni votuar, e të cilët e përfaqësojnë shtetin e Kosovës, që zyrtarisht të kërkojnë nga Serbia dënimin e kriminelëve që kanë kryer këto krime, kërkim-falje zyrtare e publike nga shteti serb për këto krime dhe dëmshpërblimin e viktimave të këtyre krimeve nga shteti serb.

    Pra, o popull ultra-hipokrit i Kosovës,

    Kot rrahni gjoks në dërrasë-gjoksin e skuqur nga rrahagjokset për vlerat e meritat e të tjerëve. Po të ishte për vlerat e meritat tuaja, dërrasë-gjoksi juaj do të ishte i virgjër, i paprekur nga rrahagjokset. Mos mashtroni e mos u vet-mashtroni! Tabunë e theu Vasfije Goodman, jo Vasfije Krasniqi!

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbrojtja e Veselit: Klienti ynë nuk ka cenuar identitetin e dëshmitarëve
    • Shifra alarmante, 88 të vdekur nga aksidentet për 10 muaj në Kosovë
    • Halimi: Kur Liridona do të duhej ta gëzonte jetën, ajo varroset e zhvarroset, duke mos e fituar paqen as në amshim
    • “I dua gratë”, motra e Liridona Ademajt kërkon drejtësi teksa publikon një pjesë të bisedës me të ndjerën
    • Jovanovic lajmërohet nga Merdarja: Kurti më pyeti a është Beogradi aq interesant e i bukur sa kur ishim studentë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.