Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Thaçi me një postim të papritur, ky institucion i BE-së sipas tij mbështet ‘korrigjimin e kufijve’

    10/10/2018 | 14:48
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) ka miratuar dje draft-rezolutën për Kosovën dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

    Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, kreu i shtetit ka mirëpritur dhe ka falënderuar eurodeputetët për votimin e djeshëm në Komitet të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) për përkrahjen që i është liberalizimit të menjëhershëm të vizave dhe arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare të paqes në mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan lajmi.net.

    “Vendimi për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, jo vetëm që është i merituar, por është i vonuar padrejtësisht. Lidhur me fazën përfundimtare të dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e mirëpres faktin që AFET bën thirrje për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, që do të përkrahet nga të gjitha palët, që do të ruajë karakterin shumetnik të shteteve tona dhe nuk do të krijojë kufij përgjatë vijave etnike”, ka shkruar Thaçi ndër të tjera.

    Sipas tij, miratimi i kësaj draft-rezolute do t’i ndihmojë të gjitha institucioneve tw vendit dhe partitë politike që ta kuptojnë se cili opsion mund ta bëjë të mundur arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

    Thaçi përmes këtij postimi ka thënë se AFET e konsideron të mundshëm opsionin e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

    Postimi i plotë i Thaçit pa ndërhyrje:

    Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) ka miratuar dje draft-rezolutën për Kosovën dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

    E mirëpres këtë vendim dhe i falënderoj eurodeputetët për votimin e djeshëm në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) për përkrahjen për liberalizimin e menjëhershëm të vizave dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare të paqes në mes Kosovës dhe Serbisë.

    Vendimi për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës jo vetëm që është i merituar, por është i vonuar padrejtësisht.

    Lidhur me fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e mirëpres faktin që AFET bën thirrje për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, që do të përkrahet nga të gjitha palët, që do të ruajë karakterin shumetnik të shteteve tona dhe nuk do të krijojë kufij përgjatë vijave etnike.

    Mbi të gjitha, AFET e konsideron krejt të mundshëm opsionin e korrigjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë, si zgjidhje kompromisi për marrëveshjen përfundimtare.

    Kjo qasje dhe përmbajtja e kësaj draft-rezolute të miratuar nga AFET dje, e cila pritet të votohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian, është identike me qasjen dhe argumentet tona për marrëveshjen përfundimtare. Draft-rezoluta është dëshmi se eurodeputetët e kanë kuptuar qartë se cili është opsioni më i mundshëm dhe real i arritjes së marrëveshjes përfundimtare, e cila Kosovës ia siguron njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB.

    Shpresoj se miratimi i kësaj draft-rezolute do t’i ndihmojë të gjithë në Kosovë, pra institucionet dhe partitë politike, që ta kuptojnë se cili opsion mund ta bëjë të mundur arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

    Parlamenti Evropian është institucioni i vetëm i BE-së që Kosovën e trajton si shtet të pavarur dhe sovran. Prandaj, votimi i djeshëm nga AFET është mbështetje e fuqishme për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për të tejkaluar status quo-në aktuale të rrezikshme, e cila ka tendenca të përkeqësimit, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sulm me thikë në Mitrovicë të veriut
    • Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29 gradë Celsius
    • “Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin”, thotë Bilalli
    • Mot i ngrohtë javën e ardhshme në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.