Presidenti i shtetit Hashim Thaçi, këmbënulë edhe më tutje se vendi nuk ka pasur më shumë se 15 mijë ushtarë në kohën e luftës me Serbinë. Thaçi, ka ironizuar me Kryeministrin Ramush Haradinaj, lidhur me deklarimet e tij se 60 mijë veteranë të UÇK-së kanë qenë vetëm në zonën e Dukagjinit, duke thënë se po të kishte qenë ashtu nuk do të kishte nevojë të ndërhynte NATO.
“Me i pas pasë 60 mijë në Dukagjin, e 100 mijë në Drenicë, e 100 mijë në Llap e Gollap ishim shku deri tek Molla e Kuqe e s’kish pas nevojë me nderhy as NATO”, tha Thaçi në emisioni DPT të Fidani në T7, raporton Gazetablic.com
Tutje, ai ka vazhduar ironinë me Haradinajn, duke thënë se Kur ka pasur ofensiva, janë rrallaur jo 60 mijë por në 60 vetë.Megjithatë, Thaçi pohon se është një numer i madh i atyre që kanë dhënë kontribut në kohën e luftës, por sipas tij të gjithë nuk mund të përfitojnë benificione.“Kontributorë kanë qenë të gjithë qytetarët, ndërsa me armë në dorë nuk kanë qenë më shumë se 12 apo 15 mijë përsona”, tha presidenti Thaçi.