Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Të enjten mblidhet Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara , Serbia shpreson të diskutohet për Kosovën

    29/10/2018 | 09:16
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Se a do të jetë Kosova në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 14 nëntor do të kuptohet sot pas konsultimeve përfundimtare brenda këtij organi të organizatës botërore.

    Kina e cila merr përsipër Këshillin e Sigurimit të enjten është gati të përfshijë temën e Kosovës në listën e diskutimeve, shkruan ‘Novosti’.

    Megjithatë, gazeta thekson se kjo është kundër Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Suedisë dhe Francës, dhe nuk e përjashton mundësinë që këto vende të kërkojnë edhe votimin në rend dite, transmeton lajmi.net.

    Një veprim i tillë do të hapte derën për të votuar në të ardhmen tema të ndryshme për të cilat disa shtete do të donin të diskutonin me KS dhe disa të tjera t’i jepnin fund.

    Kosova duhet të ishte temë diskutimi në KS në gusht.

    Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guteres kishte përgatitur një raport mbi situatën në Kosovë për këtë takim mirëpo Britania e cila e kryesoi takimin e fundit refuzoi ta vendoste atë në listën e temave. E njëjta ndodhi me SHBA në shtator, kështu që problemet me Kosovën u hoqën nga tavolina e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. /Lajmi.net/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.