Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, sot ka ndarë një rrëfim interesant për një vajzë mjaft guximtare e cila sot ndau para shumë njerzve rrëfimet për krimet seksuale të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Është Hasfije Krasniqi, gjithashtu edhe fqinje e tij, siç e ka prezentuar i pari i Vushtrrisë, ajo e cila është ndër të pakta vajza e gra të Kosovës që marrin guximin për të folur për atë se çka ka ndodhur në luftën e fundit në Kosovë.
“Si kryetar i Vushtrrisë si shok i femijerise, si kojshi, Buqe sot une dhe gjithe Vushtrria e Kosova, jemi me ty, ndjejme dhembjen tende por edhe jemi krenar me ty.2 ka shkruar Tahiri në facebook.
“Liria jone nuk eshte e plote pa gjykimin e krimeve te dhunes seksuale. Buqja shume shpejte do te jete ne Hage perkrah fituesit te Nobelit per Paqe per te treguar tregimin me te dhimbshem te luftes se Kosoves. Jemi me Ju per te ju perkrahur ne cdo hap deri te arrihet drejtesia, e kriminelet te marrin denimin e merituar.” ka shtuar tutje ai./VushtrriaOnline