Sot u shënua manifestimi “Dita e patates” në Vushtrri me një aktivitet në të cilin përveç qytetarëve e zyrtarëve komunal morën pjesë edhe krerë të ndryshëm shtetërorë të cilët këtë ditë e cilësuan si mjaftë të veçanantë për arsye se produkete e patatës së Vushtrrisë përkatësisht “Vipa chips” eksportohet në katër shtete evropiane dhe sipas tyre ky është një patriotizëm dhe krenari e vërtetë pë Kosovën.
I pari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri, në fjalimin e tij të mbajtur në këtë manifestim u shpreh se ne si institucione duhet të punojmë më shumë në përkrahjen e bujqëve nga Vushtrria, sepse kultivimi i patates nuk është një aktivitet i lehtë dhe se bujqit e fermerët nga Vushtrria meritojnë respektin maksimal pasi që kan ditur të shfrytëzojnë begatit e Vushtrrisë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Eksportimi i produkteve të patatës së Vushtrrisë në katër shtete të Bashkimit Evropian, janë një sukses i madh jo vetëm për Vushtrrin por për të gjith vendin pasi që Kosova gjendet në një moment aktual ku ka bilanc negativ tregtar./VushtrriaOnline/.