Një ulje spektakolare e aerplanëve është bërë në aeroportin e San Franciskos.
Aeroplani i “United Airlines 747” dhe ai amerikan “Eagle” janë uluar paralelisht me njëri-tjetrin, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Dy aeroplanët mbërrijnë në simetri të përsosur, avioni më i vogël printe para, teksa po fluturonin drejt pistës që shkon përgjatë gjirit të San Franciskos.
Aeroporti i San Franciskos është i njohur për pista paralele, që nënkupton se dy avionë mund të ulen së bashku me njëri-tjetrin.
Në aeroporti Ndërkombëtar të San Franciskos mund të lëvizin 104 avionë – 54 ulje dhe 50 nisje për çdo orë. /Lajmi.net/