Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Si t’i identifikoni dhe shëroni alergjitë?

    01/10/2018 | 17:42
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sëmundjet alergjike paraqesin sëmundje të kohës bashkëkohore dhe janë në rritje të vazhdueshme. Japin simptoma shumë të ndryshme, duke pasur parasysh që alergjia mund të shfaqet në cilindo organ qoftë.

    Dr. Haxhere Bullaku
    Alergologe dhe Imunologe Klinike
    tel. + 383 44 256 438

    Gjithnjë e më shpesh te simptomat e paqarta, mjekët dhe pacientët mendojnë në sëmundjet alergjike dhe kërkojnë diagnostikimin e tyre.

    Cilat sëmundje alergjike ekzistojnë dhe si t’i zbulojmë?

    Sëmundjet alergjike shkaktohen nga hiperndjeshmëria e sistemit imunitar ndaj substancave tipike të ambientit të jashtëm, dhe mund të zbulohen me testet kutane alergjike dhe IgE-te specifike. Në këto sëmundje hyjnë:

    – Riniti alergjik
    – Dermatiti atopik
    – Astma alergjike
    – Alergjitë ushqimore
    – Anafilaksia.

    Kë e kërcënojnë dhe si manifestohen alergjitë

    Alergjitë mund të paraqiten te të gjithë ata të cilët e kanë të trashëguar gjenin e alergjisë, pa marrë parasysh moshën. Ato, manifestohen me simptomatologji të ndryshme si: skuqje dhe kruarje të syve, ënjtje të syve, kruarje dhe zënie të hundës, teshtima, kollë, fishkëllima në gjoks, frymëzënie, urtikarie etj.

    Si shërohen, kontrollohen dhe cilët janë shkaktarët më të shpeshtë?

    Menaxhimi i sëmundjeve alergjike përfshinë:

    – krijimin e kushteve hipoalergjike
    – terapinë antialergjike, dhe
    – imunoterapinë

    Shkaktaret më të shpeshtë të alergjisë janë:

    – Faktorët gjenetik, dhe
    – Faktorët e ambientit të jashtëm si: pluhuri shtëpiak, poleni, myku, epiteli i kafshëve, insektet.

    Përse alergjitë janë bërë aq masive?

    Viteve të fundit numri i të sëmurëve me sëmundje alergjike është duke u rritur gjithnjë e më shumë, sidomos në vendet e zhvilluara. Duhet përmendur Teorinë e higjienës, me të cilën kuptojmë se rritja e fëmijëve në kushte më të mira të jetës, duke mos pasur kontakt me shkaktarë të infeksioneve të ndryshme, bën që sistemi imunitar i tyre të zhvillohet kah sëmundjet alergjike.

    Si shkaktar tjetër duhet të përmendim edhe zhvillimin e industrisë si shkaktare numër një e ndotjes së ambientit.

    Kur duhet te shkoni te mjeku nëse keni vërejtur alergjinë?

    Në qoftë se pacienti ankohet nga simptomat si kruarje e syve, kruarje e hundës, teshtima , kolle, etj., atëherë duhet të lajmërohet te mjeku.

    Ku shfaqen problemet në diagnostikim?

    Sa i përket diagnostikimit të sëmundjeve alergjike duhet të bëhen testet kutane të alergjisë dhe IgE-të specifike ose testet alergjike përmes gjakut.

    Në fillim jepet terapi antialergjike si: antihistaminik, kortikosteroide, antileukotriene, dmth, në varshmëri nga gjendja shëndetësore e pacientit. Pastaj mund të vendosim edhe për Imunoterapi.

    A mundeni vet të identifikoni në çka jeni alergjikë?

    Pacienti, nuk mundet saktësisht ta identifikojë se në çka është alergjik. Pra, duhet të bëhen testet adekuate.

    A ndodh që alergjia të tërhiqet spontanisht pa terapi?

    Alergjia nuk tërhiqet pa terapi.

    Problemet me të cilat përballen ata të cilët vuajnë nga alergjia

    Alergjitë sezonale të cilat shkaktojnë simptomat që përmendëm më lartë, mund të ndikojnë negativisht në aktivitetet ditore si në punë ose në shkollë, e çka edhe më shumë medikamentet që merren për trajtimin e e simptomave alergjike mund të japin efekte anësore duke përfshirë problemet me gjumë.

    Gjithashtu reaksionet alergjike mund të lirojnë kemikalie ose substanca të ndryshme vazoaktive në trup me ç’rast mund të shkaktojnë lodhje. Të gjitha këto mund të shkaktojnë nervozizëm, me humbje të humorit.

    Rëndësia e preventivës

    Krijimi i një plani të menaxhimit të alergjisë është çelësi i parandalimit të reaksioneve alergjike. Gjithashtu është e nevojshme të kontrollohet alergjia. Pacienti duhet të bashkëpunojë me doktorin e tij dhe të krijojë planin e menaxhimit të alergjisë së tij.

    Kontrollimi i alergjisë dhe parandalimi i reaksioneve alergjike varet nga tipi i alergjisë.

    Ja disa metoda te menaxhimit të alergjisë:

    – T’i ikim kontaktit me alergjenët. Kjo është shumë e rëndësishme, por jo edhe e lehtë. Në rast se nuk mund të largohemi nga ndonjë alergjen i caktuar, duhet të mundohemi që të kemi kontakt sa më pak me atë alergjen.

    – Duhet t’i marrim medikamentet e përshkruara nga doktori. Ato mund të ndihmojnë në menaxhimin e simptomave. T’i marrim ato përderisa nuk mund të largohemi nga alergjeni.

    – Nëse pacienti është i rrezikuar nga anafilaksia, ai duhet ta mbaj me vete gjatë tërë kohës epinefrinen, autoinjeksionin.

    – Mbajtja e një ditari. Të shkruhet çdo veprim, çfarë ushqimi ka marr pacienti, kur kanë filluar simptomat.

    – Çdoherë ta pyesim doktorin se çka duhet të dimë dhe si të veprojmë në rast të një reaksioni alergjik. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Krasniqi: Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve të PDK të zgjedhur në veri
    • Kurti bisedon me tre senatorë amerikanë, i siguron se po punon për qetësim të situatës
    • Mushkolaj: Lumir Abdixhiku vazhdon me qasjen e njëjtë të LDK-së “as mish, as peshk”
    • Kosovës i vendosen tri kushte, nëse nuk i zbaton, BE-ja paralajmëron pasoja
    • Kurti merr telefonatë nga SHBA-të, pajtohet për zgjedhje të reja në veri
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.