Është e rëndësishme të dini se si të ndaloni gjakderdhjen në një kohë të shkurtër, veçanërisht nëse keni fëmijë që “luftojnë” vazhdimisht dhe jeni gjithmonë të shqetësuar se do të marrin lëndime serioze.
Një nënë, e cila është një kujdestar plazhi, thotë se për të ngadalësuar gjakderdhjen ju duhet të aplikoni presion mbi plagën, por me këtë metodë ajo zbuloi se si të ndalet gjakderdhja krejtësisht, transmeton lajmi.net.
Pra, metoda është që të vendosni piperin “cayenne” në plagë të hapur dhe gjakderdhja do të ndalet.
Si punon:
Nga eHow:
Ajo është quajtur substancë e mrekullueshme, dhe piperi cayenne ka aftësinë për të ndaluar gjakderdhjen në më pak se 60 sekonda për shumicën e rasteve. Piper Cayenne është efikas sepse ka fuqinë për të barazuar tensionin e gjakut, i cili parandalon që presioni të përqendrohet në zonën e plagëve dhe është normale si zakonisht. Duke e barazuar shtypjen, gjaku në zonën e plagës do të mpikset shumë shpejt.
Piperi cayenne mundëson gjakun të ngjitet lehtësisht për shkak të aftësisë për të normalizuar presionin e gjakut. Ju mund të vendosni piperin cayenne në çdo plagë për të ngjizur gjakun më shpejt. (Por, mbani në mend se lëndimet më të rënda duhet të trajtohen nga një profesionist. Piper cayenne mund t’ju ndihmojë vetëm për të ndaluar gjakderdhjen derisa të shkoni te mjeku.)
Piper Cayenne është gjithashtu shumë efikas në pengimin e infeksioneve në lëndime të vogla. Kjo është për shkak të aftësive të saj antibakteriale, të cilat janë të dobishme në eliminimin e baktereve që hyjnë brenda trupit nga lëndimi.
Piper i kuqërremtë gjithashtu ofron shumë përfitime të tjera shëndetësore. Duhet ta vendosni në çantën e ndihmës së parë dhe ta mbani kudo me ju. Ju kurrë nuk mund ta dini kur do t’ju duhet ta përdorni nëse keni prerë apo plagosur veten.
Nëse dëshironi të jeni më të informuar për përfitimet e piperit cayenne shikoni videon në vijim. /Lajmi.net/