Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Si ta ktheni dobësinë në forcë

    15/10/2018 | 14:54
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ka shumë njerëz që mendojnë se pikat e tyre të dobëta i pengojnë që të ecin përpara në jetë. Por ashtu siç e ka shkruar edhe autori Malcolm Gladwell, shpesh pikat tona të dobëta mund të kthehen në burim fuqie.

    Një biznesmen i njohur, i quajtur Theo Paphitis, tha se suksesin ia dedikon disleksisë. Duke folur për BBC, ai tha se çrregullimi i disleksisë, që ndikon tek të lexuarit, të shkruarit dhe gërmëzimi, e detyroi atë që të gjente zgjidhjet e duhura.

    Kjo i dha besimin që të zgjidhë edhe problemet e biznesit.

    Eksperienca e tij konfirmon një studim të bërë së fundmi se personat me disleksi kanë një set unik aftësish. Mes tyre është arsyetimi, komunikimi dhe vizualizimi më i mirë- të gjitha tipare të nevojshme për një forcë pune moderne.

    Mendohet se disleksia, ose ndryshe paaftësia për të lexuar mirë, prek 10 përqind të njerëzve në botë.

    Mes njerëzve me disleksi janë persona të tillë si Thomas Edison, Albert Einstein, Henry Ford dhe Steve Jobs.

    “Për mua disleksia ishte një avantazh, edhe pse ishte e dhimbshme. Nëse nuk do kisha disleksi, nuk do isha këtu. Edhe kur isha 11 vjeç, e mbaj mend gjithmonë se përpiqesha të gjeja zgjidhje për problemin tim. Gjithmonë gjeja një alternativë. Kjo më dha besimin e duhur për të luftuar problemet”.

    “Kur më del përpara një problem, e analizoj, e ndaj në copa dhe gjej zgjidhjen”.

    Shumë sipërmarrës janë disleksikë. Ekspertja Kate Griggs thotë se kjo i ka ndihmuar ata që ta shohin botën në një mënyrë tjetër, pa u lidhur pas të menduarit konvencional.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.