Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Si do të zëvendësohen 60 vendet e serbëve të larguar nga FSK? Tregon ministria

    05/10/2018 | 20:08
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presioni i Serbisë ndaj serbëve të Kosovës ka bërë që nga Forca e Sigurisë së Kosovës të largohet një numri i madh i tyre.
    Mungesa e besimit karshi FSK-së, mospërkrahja e transformimit në ushtri dhe kërcënimet e vazhdueshme nga jashtë drejt pjesëtarëve serb të FSK-së, kanë rezultuar me largimin e rreth 60 pjesëtarëve të këtij komuniteti nga FSK, në vitin 2018.

    Lidhur me çështjen se si do të plotësohen këto vende boshe në konkursin e ardhshëm të FSK-së, zëdhënësi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala, tha për lajmi.net, se do të bëhet nga të gjitha komunitetet pa dallim, duke i dhënë kështu mundësi të barabarta gjitha pakicave në vend.

    “Nuk ka vende të rezervuara për askënd. Ne nuk plotësojmë vende pse dikush e lë FSK-në. Kur të vije koha e planifikuar për rekrutim ne e hapim konkursin dhe atëherë do të lajmërohen të gjithë. Gjithsesi se do të lajmërohen gjitha komunitetet pa përjashtim”, tha ai për lajmi.net.

    Shala përmendi ligjin për FSK-në, ku thuhet se 10% e FSK-së duhet të jenë komunitete, për ta shprehur diversitetin etnik që e ka Kosova.

    “Ne i kemi pasur përmbi 10% sepse nuk e kemi shikuar a është 10 për qind apo më shumë sepse FSK është forcë model, e hapur për të gjithë”, tha ai.

    Rekrutimi, tha ai do të ndodh kur e parashohin planet për veprim, por që mund të ndodh në fillim të vitit të ardhshëm.

    “Ne shprehim keqardhje për ata që e kanë lëshuar FSK-në, kuptohet edhe për shkak të presioneve që i kanë pasur. Në fazat e rekrutimit që do të ndodh, të cilat do të jenë publike përmes fushatës mediale, edhe komuniteti serb, por edhe të gjitha komunitetet janë të mirëseardhura për të konkurruar në FSK”, tha ai.

    Ndryshe, në një përgjigje për lajmi.net, MFSK ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i pjesëtarëve të Ushtrisë së Ardhshme të Kosovës pritet të jetë rreth 8 mijë. Nga ta, 5 mijë do të jenë trupa aktive e 3 mijë pjesëtarë rezervë. /Lajmi.net/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti pas takimit me Lajçakun dhe Escobarin: Rruga përpara, ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga grupet kriminale
    • Nasuf Bejta merr pjesë në Kongresin e 19-të të Akademisë së Shkencave të Ballkanit për pasurimin e mineraleve
    • Lajçak: Legaliteti s’do të thotë përfaqësim dhe ky është problemi që po e kemi për momentin
    • Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova
    • Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.