Numri i grave që ngacmohen seksualisht po vazhdon të jetë i lartë, madje edhe në gra që sulm të tillë përjetojnë në hapësira publike.
Raste të tilla po hasen çdo ditë nëpër Kosovë, kur gratë janë të ngacmuara në forma të ndryshme nga burrat, raporton KTV.
Raportimet për këtë dukuri, veçse janë duke u rritur.
Kështu janë shprehur disa prej viktimave që kanë përjetuar ngacmim seksual, ani pse hezitojnë të flasin publikisht.
Kjo dukuri shqetësuese ka bërë që shumë vajza të reja, të mësojnë teknika të ndryshme për t’u vetëmbrojtur në rast të ndonjë ngacmimi.
Ndonëse ekziston një aplikacion për të raportuar rastet e ngacmimeve seksuale, shumë gra në Kosovë hezitojnë të raportojnë për këtë problematikë.
Blerta Thaçi, projektuese e aplikacionit “Ec shlirë”, ka thënë se duhet punuar më tepër në këtë aspekt nga institucionet e sigurisë që kjo dukuri të shënojë rënie.
Në Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës thonë se përqindja e grave që janë ngacmuar seksualisht në vend, është shqetësuese.
Në anën tjetër, ngacmimet seksuale të çfarëdo natyre, po bartin pasoja të shumta për viktimat.