Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shqipëtari çmend serbet, fiton medalje midis Serbisë

    29/10/2018 | 20:30
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sportisti shqiptar i taekwondos, Elord Gjana, ka marrë pjesë në Kampionatin Serbia Open-G1. Ky kampionat konsiderohet me nivelin më të lartë në aktivitetet “G”, ku sportistët kanë mundësi të grumbullojnë pikë olimpike shkruan Telesport, raporton GazetaBlic.Sportisti shqiptar, Elord Gjana, arriti të renditet në vendin e tretë, duke fituar dy ndeshje.

    Ndeshjen e parë e pati ndaj një kundërshtari nga Polonia, të cilin e mundi me rezultatin 22-10. Ndeshja e dytë ishte ndaj një tjetër rivali pretendent, pikërisht kundër një gjermani. Edhe këtë takim, Elord Gjana, e fitoi me rezultatin 29-20.Në përballjen e tretë, Gjana, pati si kundërshtar një sportist nga Senegali. Ndaj tij arriti të ishte në barazim në tre raunde, duke kaluar në raundin shtesë.

    Pikërisht në raundin e katër të përballjes, Gjana humb ndaj senegalezit me 2 pikë diferencë. Më herët ndaj këtij rivali, Elord Gjan, kishte fituar një vit më parë në Kampionatin Botëror të Taekwondos.Në përfundim të këtij kampionati, Elord Gjana, arriti të renditej në vendin e tretë në peshën e -54kg, duke grumbulluar në total dhe 20 pikë olimpike.

    Pas një jave, sportisti i ekipit “ORTEK”, do të ndeshet sërish në një kampionat të nivelit “G”, ku shpreson të fitojë medaljen e artë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.