Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shpresa për heqjen e vizave rrit numrin e kërkesave për pasaporta biometrike

    17/10/2018 | 20:18
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kosova është afër liberalizimit të vizave. Kësisoj deklarohen thuajse çdo ditë qeveritarët e vendit. Drita jeshile e dhënë nga Parlamenti Evropian afron edhe më shumë mundësinë e liberalizimit të vizave.

    E gjithë kjo siç duket po ndikon në vetëdijesimin e kosovarëve që të pajisen me pasaporta biometrike, pasi pa një të tillë nuk mund të udhëtohet drejt Evropës.

    Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme dallimi në mes vitit 2017 dhe 2018 sa i përket pajisjes me pasaporta biometrike është 66% më shumë këtë vit.

    Ndërsa numri total i pasaportave biometrike që posetojnë qytetarët kosovarë është 1.051.612.

    “Total pasaporta biometrike janë: 1,051,612. Dallimi në mes vitit 2017 ku janë 136,603 aplikime për pasaporta dhe vitit 2018 ku janë 206,123 aplikime (prej muajit Janar deri me 11 Tetor) përkthyer në përqindje është 66 % më shumë në vitin 2017”, është thënë në një përgjigje për Indeksonline nga MPB.

    Gjithashtu nga të njëjtit është bërë e ditur se fluksi më i madh për pajisje me pasaporta është gjatë verës, kur në Kosovë vijnë mërgimtarët.

    “Nuk ka pasur ndonjë vështirësi lidhur me pajisjen me pasaporta (përpos muajve të verës ku është fluksi më i madh me ardhjen e mërgimtarëve), ndërsa tani intensiteti është në suaza të normales”, thuhet tutje në përgjigje

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.