lapi sot ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Drenica.
Llapjanët triumfuan 2:0 me golat e Bujar Idrizit dhe Edon Zeqirit.
Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Bekim Shotani tregoi ‘recetën’ që e kishte përgatitur për ta mposhtur Drenicën.
“Ne e kemi ditur se para vetes kemi një ekip të mirë si Drenica. Duke e pasur parasysh ketë dhe grupin e djemëve, ne u desh të luajmë paksa më të tërhequr dhe të përdorim kundërsulmet. Si rezultat i kësaj edhe ia dolëm të fitojmë”, deklaroi Shotani.
Sipas tij, për këtë fitore më meritorët janë futbollistët që janë angazhuar maksimalisht.
Me tri pikët e fituara, Llapi mbetet seriozisht në garë për titull edhe pse kanë mbetur edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar.