Florim Beqiri është librashitës.
Ai ka një shtëpizë në shesin “Zahir Pajaziti” në të cilin ka një numër të konsiderueshëm të titujve.
Image may contain: 1 person, outdoor
Për shfrytëzimin e kësaj shtëpize atij i duhet të paguajë qira – 320 euro është detyrimi i tij ndaj komunës së Prishtinës.
“Afati i fundit është nesër në të kundërtën më merret shtëpiza e librit (vendi im i vetëm që gjenerojë të ardhura për familjen)”, ka shkruar Beqiri në profilin e tij në Facebook.
Image may contain: 1 person, sitting
Beqiri thotë se ai nuk mund ta përballojë këtë shumë.
“Unë kam ofruar një zbritje të librit me çmim vetëm 1 euro. Kam nevojë të shes 220 libra për të arritur shumën e kërkuar”.
“Ju bëj thirrje nesër të blini mundësisht nga një libër edhe nëse nuk e keni planifikuar”, përfundon shkrimin me këtë thirrje Beqiri.